Universiteti Riinvest
Tregjet Financiare dhe Bankat

Programi ka për objektiv të ofrojë karierë të suksesshme studentëve në sektrorin financiar. Modulet, të cilat zhvillohen, ua mundësojnë studentëve që të:

  • thellojnë dijet dhe aftësitë si dhe rrjetin e nevojshëm për lidership të suksesshëm në ekonomi dhe sidomos në financa dhe në sistemin bankar;
  • aftësohen, që në mënyrë kritike dhe të pavarur të kuptojnë rëndësinë e diversitetit të sistemit financiar dhe bankar në vende të ndryshme; tregun e kapitalit dhe menaxhimin e riskut; faktorët e strukturës, performancave dhe efiçencës së bankave dhe institucioneve të tjera financiare; rolin e ndërmjetësuesve financiar dhe evoluimin e bankingut virtual; performansat e investimeve në fondet pensionale, kompanitë e sigurimeve dhe trustet; parimet themelore të menaxhimit ndërkombëtar të portfolios; si bankat menaxhojnë biznesin e tyre, ndërtojnë relacionet me konsumatorët, përmirësojnë efiçencën e operacioneve dhe rrisin vlerën e aksioneve.

Programi veçanërisht u përshtatet studentëve që punojnë ose planifikojnë të punojnë në banka, investime, shërbime financiare, fonde pensionale, institucione të sigurimit, institucione të arsimit të lartë, në tregun e kapitalit, në financat në sektorin publik, në organiztatat joprofitabile, në bankat qendrore, qeveritë qendrore dhe lokale dhe në organizatat ndërkombëtare.

VITI I
 
Semestri I
1 Bankat bashkëkohore 8 O
2 Tregu financiar dhe Kreditor Ndërkombëtar 8 O
3 Metodat kërkimore 8 O
4 Analiza dhe kontabiliteti financiar 6 O
5 Mjedisi i Biznesit dhe Aspektet Legale 6 Z
 
Minimum ECTS 30
Semestri II
6 Financat Ndërkombëtare 8 O
7 Zhvillimi Strategjik i Bankave 8 O
8 Menaxhimi i projekteve dhe investimeve 8 O
9 Menaxhimi i dijes dhe inovacioneve 6 Z
10 Menaxhimi financiar i bankave 6 Z
 
Minimum ECTS 30
VITI II
 
Semestri III
12 Financat e avancuara të korporatës 8 O
13 Menaxhimi i riskut të bankave dhe shoqërive të sigurimit 8 O
14 Strategjia e marketingut 8 O
15 Menaxhimi i Burimeve Njerëzore II 6 Z
16 Tregu i sigurimeve 6 Z
 
Minimum ECTS 30
Semestri IV
 
17 Punimi i disertacionit 30 O
 
 
 
Minimum ECTS 120