Universiteti Riinvest
Studimet Master
Universiteti Riinvest fillon punën në një lokacion me shumë përparësi:
- Është në qendër të qytetit, afër Universitetit Publik, Bibliotekës Universitare dhe restorantit të studentëve
- Ka pajisje moderne, telekomunikime të fuqishme me qasje efektive në internet nga një numër i mjaftueshëm kompjuterësh
- Ka bibliotekë të pasur me libra, studime dhe revista që e mbështesin programin e studimeve
Na vizitoni.
Universiteti Riinvest do të organizojë studimet master MSc (Master of Science)*
në:
* Në këtë vit akademik, 2007-2008, Universiteti Riinvest ofron këto programe në studimet master:
Universiteti, krahas studimeve cilësore, për studentë ofron edhe:
-
Pjesëmarrje në aktivitetet hulumtuese të Institutit Riinvest që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe social, me menaxhimin e bizneseve ( planifikimi I biznesit, menaxhimi strategjik, menaxhimi financiar, kërkimet e tregut, zhvillimi i burimeve njerëzore ), zbatimi i teknologjive informatike për forcimin e aftësisë konkurruese të bizneseve si dhe kërkimet që kanë të bëjnë me preferencat e opinionit publik dhe qytetarëve;
- Punimi i magjistraturës , veç pjesës teorike dhe akademike duhet të përmbajë edhe anën kërkimore në zgjidhjen e çështjeve praktike, që janë të lidhura me aktivitetet kërkimore të Universitetit, Institutit Riinvest, apo vendeve të punës prej nga vijnë studentët ; Studenti do ta zgjedhë fushën nga e cila do ta punojë disertacion e magjistraturës në fillim të semestrit të III dhe në bashkëpunim me profesorin përkatës do të formulojë programin kërkimor për atë fushë, në mënyrë që studimet të përfundohen në mënyrë efektive.
- Personel akademik të kualifikuar dhe të dëshmuar të vendit dhe nga universitetet ndërkombëtare, veçmas nga Anglia, SHBA etj.
- Internship me biznese, banka dhe institucione
- Marrëdhënie me universitetet ndërkombëtare (këmbim të studentëve dhe profesorëve)
- Inkubatorin Virtual të Biznesit (VBI) i cili mundëson kryerjen e punëve dhe projekteve online për ofertues nga bota e jashtme