Universiteti Riinvest
Administrim Biznesi

MBA në administrim biznesi është disajnuar për menaxher praktik, të cilët aspirojnë për pozita më të larta. Modulet përbërëse të MBA janë mjaftë sfiduese. Ato supozojnë se ju tanimë keni dituri dhe përvoja të fituara nga puna menaxheriale. Programi vë theks të veçantë në analizën strategjike, shkathtësitë interdisiplinare, simulimin intelektual dhe gjykimin e pavarur.

Në një rrjet të gjërë organizatash, si dhe në bashkëpunim me Institutin Riinvest, ju do të mësoni:

  • të analizoni, sintetizoni dhe vlerësoni situatat nga më të ndryshmet: ekonomike, të rrthinës, të ndryshimeve teknologjike dhe sociale, qeverisjes korporative, tregut dhe konsumatorëve, menaxhimit të resurseve dhe operacioneve, organizatave financiare, të aplikimit të teknologjive informatike në biznes dhe manaxhment brënda ekonomisë globale;
  • të thelloni dijet në biznes dhe lidership. Do të mësoni për strategjitë dhe konceptet e biznesit, në aspektin teorik dhe praktik – përmes intershipit në industri, në institucione ekonomike dhe joekonomike. MBA pëfshin trajnime rigoroze, ese, raporte, prezantime, projekte grupore, të cilat ju do t’i përdorni për zgjidhjen e situatave të ndryshme në jetën biznisore dhe institucionale.

Në semestrin e parë dhe të dytë do të studiohen çështjet konceptuale të administrimit te biznesit, nëpërmjet të cilave studentët do t’i thellojnë njohuritë, të cilat atyre u nevojiten që të aplikojnë shkathtësitë e analizave kuantitative dhe kualitative. Në semestrin e tretë do të organizohen kurset idhur me strategjitë e biznesit vendor dhe ndërkombëtar. Studentët do të kenë mundësi të mjaftueshme për zgjidhjen e kurseve që atyre u pëlqejnë.

Aspektet teorike dhe aplikative do t’i konkretizojnë nëpërmjet seminareve/ese, në të cilat do të pasqyrojnë aftësitë individuale apo grupore në formulimin e strategjive dhe në zgjidhjet metodologjike. Çdo punim seminarik do të ketë nga 1500-3000 fjalë.

Në semestrin e katërt, studentët do të punojnë disertacionin master, i cili vlerësohet 30 ECTS. Ky projekt kërkon që studenti të vlerësoj në mënyrë kritike dhe të sintetizojë në mënyrë akademike përmbajtjen e programit master me përvojën e tij në punë apo të vendimmarrjes menaxheriale dhe të shpreh relacionin me aftësitë e tij për të menaxhuar ndryshimet. Projekti kërkon po ashtu nga studenti që të shërbehet me kombinimet e të dhënave primare për t’i kontribuar zgjerimit të dijes në fushën e menaxhmentit.

Projekti konsiston në një dokument të shkruar në bazë të metodologjisë shkencore, i cili do të ketë 15000-20000 fjalë.

VITI I
 
Semestri I
1 Teoria dhe praktikat e menaxhmentit 8 O
2 Financat dhe kontabiliteti i firmës 8 O
3 Mjedisi i Biznesit dhe Aspektet Legale 6 Z
4 Metodave kërkimore 6 Z
5 Komunikimi në biznesin Global (semanar) 6 Z
6 Ndërmarrësia dhe zhvillimi i planeve të biznesit 6 Z
 
Minimum ECTS 30
Semestri II
7 Financat e aplikuara të korporatës 8 O
8 Biznesi ndërkombëtar 8 O
8 Metodat e Vendimmarrjes 9 O
10 Menaxhimi i dijes dhe inovacioneve 6 Z
11 Ekonomiksi i Biznesit 6 Z
12 Intership 6 Z
Minimum ECTS 30
VITI II
 
Semestri III
13 Strategjia e korporatës 8 O
14 Menaxhimi i Burimeve Njerëzore II 8 O
15 Strategjia e marketingut (seminar-simulime) 6 Z
16 Lidershipi Strategjik 6 Z
17 Menaxhimi i projekteve dhe investimeve (seminar) 6 Z
18 Sistemi Informatik i Menaxhimit (seminar)
19 Menaxhimi i riskut (seminar)
Minimum ECTS 30
 
Semestri IV
18 Punimi i disertacionit 30 O
 
Minimum ECTS 30