Universiteti Riinvest
Studimet Doktoraturë

Programi i studimeve të doktoratës përmban fushat e studimeve, mënyrën e regjistrimit dhe punës , procedurat e punës dhe hartimit e mbrojtjes së tezës së doktoratës, ECT, procedurën e revokimit të doktoratës.

Ky program është hartuar duke pasur për bazë Ligjin mbi Arsimin e Lartë të Kosovës ( seksioni 12) dhe Statutit të Universitetit Riinvest .

Ky program inkuadron edhe disa përvoja nga organizimi I studimeve të doktoratës në Staffordshire University – Stoke on Trent , Britani e Madhe, pastaj të Universitetit të Lirë të Brukselit dhe gjithashtu edhe përvoja nga universitete me renome nga vendet e tjera.

OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TË DOKTORATES

Objektivat e studimeve të doktoratës të Universitetit Riinvest janë :

(1) Të avancojnë studimet dhe kërkimet shkencore nga fusha e ekonomisë, biznesit dhe teknologjitë informatike në Kosovë dhe inkuadrojnë ato në rrjedhat evropiane dhe globale të këtyre studimeve
(2) Plotësojnë nevojat e qarqeve akademike, qeveritare dhe biznesore për kuadra me kualifikime superiore nga fusha e ekonomiksit, ndërmarrësisë, menaxhemntit, bankave dhe institucioneve tjera financiare, marketingut dhe shkencave informatike
(3) Të kompletojë programet e studimeve në fakultet sipas Kartës së Bolonjes