Universiteti Riinvest
Telekomunikacion

Qëllimi i studimeve bazike në drejtimin e telekomunikimeve është që t’i pajisë inxhinierët tanë të ardhshëm me njohuri teorike dhe praktike nga fusha aq e nevojshme, por edhe aq e gjerë, e telekomunikimeve dhe rrjeteve telekomunikuese. Sot shërbimet e Interneti dhe komunikimet mobile janë bërë pjese e pandashme e jetës sonë dhe kane ndikim të madh në mënyrën si jetojmë, komunikojmë, punojmë, dhe argëtohemi. Tregu i telekomunikimeve fikse dhe mobile është sot tregu më i kërkuar në botë, ndërsa industria telekomunikuese industria më e fuqishme dhe më profitabile në botë.

Andaj, përgatitja sa me e mire e kuadrit të ri për projektimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve telekomunikuese, është detyre shumë e rëndësishme për zhvillimin e të gjitha segmenteve të një shoqërie moderne të bazuar ne teknologjinë ICT (information and communication technology). Kjo detyrë thelbësore e ka përcaktuar edhe kriterin tonë për zgjedhjen e lëndëve, të nivelit shkencor të tyre dhe të metodologjisë së procesit mësimor. Përmes projekteve praktike studentët do të përgatiten që të jenë të gatshëm të ballafaqohen me sukses me problemet praktike në industri dhe në institucionet profesionale. Gjithashtu njohuritë e fituara teorike gjatë studimeve do të jenë bazë solide për vazhdimin e shkollimit për gradën master si dhe për hulumtime shkencore.

Pas diplomimit në Universitetin Riinvest, një inxhinier me titullin akademik BSc (Bachelor of Science) në drejtimin e Telekomunikacionit do të:

  • Ketë aftësi të projektojë, zhvillojë dhe mirëmbajë sisteme moderne telekomunikuese
  • Kuptojë problemet e përgjithshme nga fusha e telekomunikacionit dhe te ofroj zgjidhje kreative dhe inovative
  • Kryej eksperimente, analizoj dhe interpretoj rezultate te fituara
  • Fitoj njohuri profesionale për karrierë të suksesshme kudo në botë
  • Ketë bazë të fort për vazhdimin e studimeve për gradën master si dhe për hulumtime shkencore
  • Ketë aftësi për mendim kritik, te jetë kreativ dhe komunikues, si dhe të këtë aftësi prezantuese
VITI I
 
Semestri I
1 Hyrje në Telekomunikacion 5 O
2 Bazat e Elektroteknikës 9 O
3 Bazat e Programimit 7 O
4 Matematikë I 6 O
5 Gjuhë Angleze 3 Z
6 Korrespodenca dhe Drejtshkrimi 3 Z
 
Semestri II
7 Elektronikë 6 O
8 Matematikë II 6 O
9 Sinjalet dhe Sistemet 6 O
10 Programimi i Orientuar ne Objekte 6 O
11 Menaxhmenti ne Kohën e ICT-së 6 Z
12 Sistemet Operative 6 Z
 
Minimum ECTS 60
VITI III
 
Semestri V
26 Sistemet Komunikuese Mobile II 6 O
27 Projektimi i Sistemeve Telekomunikuese 6 O
28 Projekt në ICT-i II 9 O
29 Menaxhimi i Projekteve 6 O
30 Marketing 3 Z
31 Grafika Kompjuterike 3 Z
 
Semestri VI
32 Sistemet Komunikuese Optike 7 O
33 Praktikë Profesionale ne një Kompani ICT-i 12 O
34 Vlerësimi i Investimeve 3 Z
35 E Drejta ne ICT-i (ICT Law) 3 Z
       
Punimi i Diplomës (Bachelor Thesis) 8 O
 
Minimum ECTS 60
VITI II
 
Semestri III
13 Përpunimi Digjital i Sinjaleve 7 O
14 Rrjetat Kompjuterike 5 O
15 Analiza Probabilistike e Sistemeve 5 O
16 Valët Elektromagnetike dhe Antenat 7 O
17 e-Biznesi 6 Z
18 Metodologjia e Punës Shkencore 6 Z
       
  Semestri IV    
19 Komunikimet Digjitale 8 O
20 Komunikimet Multimediale 5 O
21 Sistemet Komunikuese Mobile I 4 O
22 Projekt në ICT-i I 7 O
23 Menaxhimi i Resurseve Njerëzore 3 Z
24 E Drejta Biznesore (Business Law) 3 Z
25 Bazat e të Dhënave 6 Z
       
  Minimum ECTS 60