Universiteti Riinvest
Menaxhimi i Bankave dhe Financave

Misioni i Programit është t’u ofrojë studentëve standardet më të larta nd ërkombëtare në edukim në fushën e bankave dhe financave. Programi ynë do t’i ndihmojë studentët të ndërtojnë profesionalitetin e tyre me aftësi të fuqishme etike, analitike dhe shkathtësi në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet mendimit kritik. Studentët do të jenë në gjendje t’i shohin sfidat e menaxhimit të bankave dhe financave nga perspektivat e ndryshme dhe të kenë njohuri të mjaftueshme mbi relacionin e bankave dhe sektorit financiar me disiplinat e tjera. Ky Fakultet do të ndërtojë një sistem të fuqishëm që do t’u mundësonte studentëve njohjen e potencialit të tyre si menaxherë të përgjegjshëm, që të mendojnë qartë, të gjykojnë mençur, të komunikojnë me efikasitet dhe të veprojnë me integritet gjatë gjithë kohës.

Pas diplomimit universitar, BSc (Bachelor of Science) në Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin Riinvest, do të:

  • Ketë njohuri konkurruese mbi aktivitetet esenciale financiare dhe bankare
  • Zhvillojë aftësi profesionale të kërkuara në industrinë moderne të bankave, kompanitë e sigurimeve, fondeve investive, financat publike dhe në qeverinë qendrore e lokale
  • Jetë në gjendje të demonstrojë arkitekturën financiare globale, financat korporative, të punojë në institucionet financiare vendore dhe ndërkombëtare
  • Ketë njohuri mbi teknologjinë moderne të e-Banking
  • Ketë aftësi për mendim kritik, kreativ, komunikim dhe prezantim
VITI I
 
Semestri I
1 Bazat e Makroekonomisë 9 O
2 Bazat e Mikroekonomisë 9 O
3 Business English 6 O
4 Bazat e Informatikës 6 Z
5 E Drejta Biznesore 6 Z
6 Matematikë Elementare 6 Z
 
Semestri II
7 Matematikë për Ekonomiks dhe Biznes 8 O
8 Statistikë për Ekonomiks dhe Biznes 8 O
9 Bazat e Kontabilitetit 8 O
10 Sociologjia e Biznesit 6 Z
11 Mjedisi Biznesor në Kosovë 6 Z
12 Korrespondenca dhe Drejtshkrimi 6 Z
       
 

Minimum ECTS 60

VITI III
 
Semestri V
25 Menaxhmenti 9 O
26 Marketingu 9 O
27 Ndërmarrësia dhe NVM-të 6 O
28 Komunikim Akademik 6 Z
29 Ekonomiksi i Resurseve Humane 6 Z
30 Biznesi Ndërkombëtar 6 Z
       
  Semestri VI    
31 Menaxhmenti Bankar 8 O
32 Menaxhmenti Financiar 8 O
33 Tregjet dhe Institucionet Financiare 8 O
34 Vlerësimi i Investimeve 6 Z
35 Menaxhimi i Bazave të të Dhënave 6 Z
36 Menaxhmenti Strategjik 6 Z
       
 

Minimum ECTS 60

VITI II
 
Semestri III
13 Makroekonomi II 9 O
14 Ekonomiksi Menaxherial 9 O
15 Kontabilitet Financiar 6 O
16 Integrimet Ekonomike Evropiane 6 Z
17 Mendimi Kritik Ekonomik 6 Z
18 Ekonomiksi Publik 6 Z
 
Semestri IV
19 Bazat e Bankave 8 O
20 Bazat e Financave 8 O
21 Financat Publike 8 O
22 Biznesi Elektronik 6 Z
23 Analiza Financiare dhe Auditimi 6 Z
24 Financat Ndërkombëtare 6 Z
 
 
  Minimum ECTS 60