Universiteti Riinvest
Biznesi Ndërkombëtar
Ky program iu mundëson studentëve që të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë e duhura për të marrë pjesë në lidershipin afarist global në një mjedis që po ndryshon vazhdimisht. Prandaj, pas kryerjes së këtij programi studentët do të kenë njohuri të gjerë mbi rrethinën komplekse politike, shoqërore dhe ekonomike në të cilën funksionojnë indivdidët dhe organizatat. Programi poashtu ju mundëson mësim të dy gjuhëve të huaja si dhe përcillet me punë praktikë në firmat të njohura eksportuese si dhe shoqata të biznesit, dy gjëra esenciale për punë të sukseshme në fushën e biznesit ndërkombëtar.
Pas diplomimit universitar, BSc (Bachelor of Science) në Biznes Ndërkombëtar në Universitetin Riinvest, do të:
- jenë në gjendje të ndjekin një karierë të pasur të menaxherëve të biznesit në korporatat globale, kompanitë trans-evropiane, të konsultimit menaxherial, edukimit dhe trajnimit.
- zhvillojnë program të zhvillimit të karierës, të disajnuar për t’iu [asur tregut ndërkombëtar të punës;
- fitojnë aftësi për mendim kritik, kreativ, komunikim dhe prezantim.