Universiteti Riinvest
Në universin e Dijes...një hap përpara

Në bazë të statutit dhe propozimit të Këshillit Akademik, Bordi i Universitetit Riinvest shpall

KONKURS

për zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore dhe të bashkëpunëtorëve në thirrje të asistentit në Universitetin Riinvest.

Fakulteti
Ekonomiks Biznesi
Menaxhimi i Bankave dhe Financave

1. Një mësimdhënës me orar të plotë, një mësimdhënës me orar jo të plotë dhe 2 asistentë me orar të plotë për lëndët e Mikroekonomisë

2. Një mësimdhënës me orar të plotë, një mësimdhënës me orar jo të plotë dhe 2 asistentë me orar të plotë për lëndët e Makroekonomisë

3. Një mësimdhënës me orar të plotë për lëndët: a. Metoda Kërkimore b. Menaxhment i Operacioneve c. Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionit

4. Një mësimdhënës me orar të plotë për lëndët: a. Ekonomiksi i burimeve njerëzore dhe tregu i punës b. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore c. Lidership

5. Një mësimdhënës me orar të plotë për lëndën: a. Business English

6. Një mësimdhënës me orar të plotë dhe një asistent me orar jo të plotë për lëndët: a. E Drejta Biznesore b. Mjedisi Biznesor dhe Aspektet Legale c. Biznesi Ndërkombëtar

7. Një mësimdhënës dhe një asistent me orar të plotë për lëndët: a. Matematikë Elementare b. Matematikë për Ekonomiks dhe Biznes c. Matematikë II

8. Një mësimdhënës dhe një asistent me orar të plotë për lëndët: a. Statistikë për Ekonomiks dhe Biznes b. Ekonometri

9. Një mësimdhënës me orar jo të plotë dhe një asistent me orar të plotë për lëndët: a. Kontabiliteti dhe Kontabiliteti Financiar b. Analiza Financiare

10. Një mësimdhënës me orar të plotë për lëndët: a. Mjedisi Biznesor në Kosovë b. Mendimi kritik ekonomik c. Ekonomiksi i sektorit publik

11. Një mësimdhënës me orar të plotë ose me orar jo të plotë për lëndët: a. Marketing b. Menaxhment

12. Një mësimdhënës me orar jo të plotë për lëndët: a. Komunikimi në Biznes dhe Shkrimi Akademik

13. Një mësimdhënës me orar jo të plotë për lëndët: a. Kultura dhe Komunikimi në Biznesin Ndërkombëtar b. E Drejta në TI Fakulteti Shkenca Kompjuterike

14. Një mësimdhënës me orar të plotë dhe një asistent për lëndët: a. Arkitektura e Kompjuterëve b. Sistemet Operative c. Programimi Sistemor d. Programimi i Orientuar në Objekte

15. Një mësimdhënës me orar të plotë dhe një asistent për lëndët: a. Teknologjia e Internetit b. E-Biznesi c. Projekti i TI-së I d. Menaxhimi i Projekteve

16. Një mësimdhënës me orar të plotë dhe një asistent me orar jo të plotë për lëndët: a. Hyrje në Informatikë b. Bazat e të Dhënave c. Projekti i TI-së II

17. Një mësimdhënës me orar të plotë dhe një asistent me orar jo të plotë për lëndët: a. Matematika I b. Matematika Diskrete

18. Një mësimdhënës me orar jo të plotë për lëndët: a. Bazat e Programimit b. Web Programimi

19. Një mësimdhënës me orar jo të plotë për lëndët: a. Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave b. Hyrje në Inxhinieri Softuerike

20. Një mësimdhënës me orar jo të plotë për lëndët: a. Rrjetat Kompjuterike

21. Një mësimdhënës me orar jo të plotë për lëndët: a. Siguria e të Dhënave b. Testimi i Softuerit

22. Një mësimdhënës me orar jo të plotë për lëndët: a. Sistemet e Shpërndara

Vëllimi i punës

Vëllimi i punës për mësimdhënës me orar të plotë përfshinë obligimet e mësimdhënies, punën në hulumtime shkencore, punën në udhëheqjen e kanditatëve në studime kërkimore si dhe angazhimet administrative menaxhuese.

Vëllimi i punës për asistentë me orar të plotë përfshinë obligimet në procesin edukativ, punën kërkimore dhe shkencore si dhe angazhimet në punë administrative menaxhuese.

Kontratat do të lidhen për periudhën 3 vjeçare.

Kriteret e pranimit

Pranimin dhe zgjedhja e njërës nga pozitat si dhe marrja e njërës nga titujve akademik të mësimdhënies (profesor ordinar, profesor i asociuar, profesor asistent, asistent dhe asistent i ri) do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara me Ligjin e Arsimit të Lartë në Kosovë dhe sipas rregullores së Universitetit Riinvest mbi thirrjet akademike (shkarko rregulloren në www.riinvest-uni.net).

Profesorët që kanë fituar thirrje akademike në Universitetet tjera mund t’iu njihet thirrja e njëjtë, ndërkaq për aplikantët tjerë do të zhvillohen procedurat e parapara me Ligj.

Parakusht për tu zgjedhur në njërin nga titujt profesor është titulli i doktoraturës dhe punimet e publikuara sipas rregullores. Titullin asistent mund ta marrin ata që kanë të përfunduar studimet e magjistraturës, ndërkaq titullin asistent i ri mund ta marrin aplikuesit nën moshën 28 vjeçare dhe që kanë notë mesatare mbi 8.00 nga studimet bazike.

Dokumentet e nevojshme:

Aplikacioni (.pdf)
• Diploma mbi kualifikimin shkollor
CV (.doc) e aplikuesit
• Lista dhe punimet e publikuara në vend dhe jashtë
• Certifikata e lindjes

Të gjitha dokumentet dorëzohen në këtë adresë:

UNIVERSITETI RIINVEST
Aktash I, rr. Rexhep Mala 18
10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës
Tel: + 381 (38) 229 912
+ 381 (38) 223 607

Afati i aplikimit zgjatë 15 ditë nga dita e shpalljes së këtij konkursi, përkatësisht me 4 Prill 2008.