Universiteti Riinvest
Projekt-Kushtetuta e Republikes se Kosoves (Debat Publik)

25 Shkurt, 2008
Universiteti Riinvest,
Amfiteatri I Aktash I,
rr.Rexhep Mala nr.18,
Prishtinë

12:00 – 13:30

Sot më 25 Shkurt 2008 Universiteti Riinvest me rastine prezantimit publik të Draft-Kushtetutës ka organizuar një Diskutim Publik në hapësirat e këtij institucioni.

Për të diskutuar mbi Projekt-Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Universiteti Riinvest ka ftuar përfaqësuesit e Komisionit Kushtetues, përfaqësuesit e shoqërisë civile, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, studentët dhe stafin akademik të këtij Universiteti, mediat dhe mysafirë të tjerë.

Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit dhanë komente konstruktive të cilat do ti paraqiten në formë të shkruar Komisionit Kushtetues.

Paneli i diskutimit ishte në përbërje të Z. Iljaz Ramajli, anëtar i Komisionit Kushtetues, prof. Dr. Isa Mustafa, anëtar i Komisionit Kushtetues dhe Z. Sejdi Osmani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest.

Komente dhe sugjerime në Projekt-Kushtetutën e Kosovës (pdf)